Kupa e Shqipërisë, përballjet dhe oraret e ndeshjeve të 1/8 (FOTO)

by S.M

Ditën e mërkurë do të zhvillohen ndeshjet e fazës së 1/8-tave të Kupës së Shqipërisë, përballje që do të luhen në orën 13:00 dhe 17:00.Të gjitha takimet  do të luhen me vetëm një takim dhe skuadrat që do të kualifikohen për në çerekfinale do të vendosen të mërkurën.

Në orën 13:00 do të luhen gjashtë takime. Egnatia do të sfidojë Lushnjen, ndërsa Partizani do të përballet me Apoloninë. Tirana në këtë fazë ka si kundërshtarë Korabin, ndërsa një takim i fortë është ai mes dy skuadrave të Superiores si Laçi-Dinamo.

Në të njëjtën orë do të luhen edhe dy sfida të tjera që premtojnë spektakël, Kukësi – AF Elbasani dhe Erzeni – Bylis. Dy sfidat e tjera të Kupës së Shqipërisë do të startojnë në orën 17:00. Vllaznia do të përballet me Flamurtarin, ndërsa Teuta do të luajë ndaj Skënderbeut.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.