257
Teuta dhe Egnatia ndanë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Superiore. Një ndeshje e çmendur e cila u mbyll me barazimin 2-2. Të parët që kaluan në avantazh ishin durrsakët me Dacin. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Teutës.
E gjithë surpriza do të ishte rezervuar në pjesën e dytë ku barazimi erdhi në minutën e 88 me Lemine. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Fili fitoi penallti dhe Karabeci e ktheu në gol. Por festa e durrsakëve zgjati pak pasi Musta shënoi golin e barazimit në limitin e kohës.
Pas këtij barazimi Egnatia mbetet në vendin e parë me 34 pikë dhe Teuta në të fundit me 15 pikë.