306
Dinamo arriti të siguronte rikthimin në Superiore këtë sezon, teksa pjesë e skuadrës kryeqytetase ishte dhe futbollisti Eni Imami, i cili një prononcim të dhënë për studion e “Procesit Sportiv” në lidhje me aventurën e këtij sezoni, nuk ka nguruar të thumbojë trajnerin Nevil Dede, që më pas u shkarkua. Sipas Imamit, blutë shpëtuan kur larguan Deden dhe i besuan stolin Dritan Mehmetit.
“Unë e di çfarë kemi hequr këtë sezon për t’u ngjitur në Superiore. Kur na mundi Flamurtari 1-5 në Tiranë, mendova se Flamurtari ishte ekipi më i mirë që do të ngjitej si vendi i parë dhe bileta tjetër do të diskutohej mes nesh dhe Skënderbeut. Pata frikë. Shpëtuam kur ndryshuam trajnerin aty u ngjitëm”, deklaroi Imami.