Vdekja e dy të moshuarve pas marrjes së vaksinës kineze Sinovac duket se ka ngjallur frikë te personat mbi 70 vjeç në Shqipëri.
Në këto foto të LSA nga qendra e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”, karriget duken të zbrazura, dhe të moshuarit që marrin dozën numërohen me gishtat e dorës.
Krejt ndryshe paraqitej situata pak ditë më parë ku kishte një dyndje të të moshuarve, që prisnin në radhë për marrjen e vaksinës.
Sjellim në vëmendje që lajmi për vdekjen e dy të moshuarve në Shqipëri ngjalli debat, duke zgjuar reagime mbi vaksinat kineze.
Mjeku Erion Dasho iu drejtua me rekomandim Ministrisë së Shëndetësisë që të pezullojë fushatën e imunizimit me CoronaVac, derisa vdekjet të vërtetohen si të palidhura me vaksinën.
Më i ashpër ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha i cili lëshoi akuza të forta ndaj kreut të qeverisë Rama dhe ministres Manastirliu se kanë fshehur pasaportën dhe protokollin zyrtar botëror lidhur me vaksinën kineze.
Komiteti Teknik i Ekspertëve iu përgjigj akuzave duke u shprehur se deri më tani “nuk ka raste fatalitetesh që lidhen me aplikimin e vaksinës”.
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2021/04/WhatsApp-Image-2021-04-02-at-12.45.43-PM-1024x682.jpeg)
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2021/04/WhatsApp-Image-2021-04-02-at-12.45.44-PM-1024x682.jpeg)
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2021/04/WhatsApp-Image-2021-04-02-at-12.45.46-PM-1024x682.jpeg)
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2021/04/WhatsApp-Image-2021-04-02-at-12.45.47-PM-1024x682.jpeg)
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2021/04/WhatsApp-Image-2021-04-02-at-12.45.48-PM-1-1024x709.jpeg)
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2021/04/WhatsApp-Image-2021-04-02-at-12.45.50-PM-1024x682.jpeg)
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2021/04/WhatsApp-Image-2021-04-02-at-12.45.50-PM-1-1024x682.jpeg)
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2021/04/WhatsApp-Image-2021-04-02-at-12.45.51-PM-1024x682.jpeg)
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2021/04/WhatsApp-Image-2021-04-02-at-12.45.52-PM-1024x684.jpeg)
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2021/04/WhatsApp-Image-2021-04-02-at-12.45.54-PM-1024x682.jpeg)
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2021/04/WhatsApp-Image-2021-04-02-at-12.45.53-PM-1-1024x682.jpeg)
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2021/04/WhatsApp-Image-2021-04-02-at-12.45.56-PM-1024x726.jpeg)