Në seancën e sotme parlamentare pas përplasjeve mes Bashës e Ramës i cili e mbylli fjalën e tij, kryedemokrati i tha se nëse drejtësia do kishte guxim ai dhe gjysma e qeverisë do kishin dalë jashtë sallës, por normalisht kjo do ndohë sipas tij kur t’i ‘rriten kicat’ SPAKUT.
Basha iu drejtuar kryeministrit duke i thënë se e kishte kthyer Tiranën ne lavatriç të parave dhe se Bashkinë e konsiderontë Bankomat asokohe, dhe se pas saj erdhi në qeverisje 8 vite për të parë zjarret nga lart.
Basha:
“Sa Qesharak je! Po të mos ishe njeri që ka në dorë buxhetin e shtetit, nuk do ishe me shume se nje aktor i shfaqjeve per fëmije.
Nuk është foltore për përballje personale, ngaqë ti nuk jep dot llogari para shqiptareve ti jep teater të shëmtuar.
Je kapur me thonj pas foltores dhe pjesën me te keqe nuk ka njeri që e ka përvetesuar ne menyren më neveritese se ti.
Vjen dhe flet per taksë karboni, kë po bën për budalla?
Kush e rriti cmimin e naftës në 2014? Kush e rriti dhe një vit më vonë?
Sic thashe heren e shkuar shëndetësine e ke lene gropë, njerëzit i le neper cadra, shkollat nuk i hap se Naim Frashërin e ke fshirë. Kujt i flet ti për taksë karboni, si ai është vetëm gënjeshtra jote. Ke kohë që je në ajër, ti futesh për të nxjerrë atë Blinken në rrjete sociale sic mashtrove atë djalin e vogël.
Ti i shikon zjarret nga ajri, ti padiskutim ke bërë betejat e tua, të kanë sjelle nga Parisi, sic thonë ish-shokët e tu , kritikët më të mëdhenj, në Bashkinë e Tiranës të njohin të gjithë se si kërciste anti-tanku në mes të rrugës e ti shkoje nëpër festa deri ne 2011.
Aty u duk sikur stopove por fatkeqësisht u riktheve si Drakula.
Të dhembin dhe 7 deputetet e Elbasanit që të mohuan, apo kur të hoqa bankomatin se ti nuk kishe bashki, ti punëtor i madh se nuk të zë gjumi!
Si burrë i fortë nese deshe të dëgjosh të vertetat këto janë ato. Nuk është krizë energjie por korrupsioni, je ti që ke blere 10 milione euro energji më shumë se bursa.
Ti e ktheve Tiranën në lavatrice te parave.
Shqipria është kapur nga korrupsioni, ta ka thënë dhe Amerika.
Ke të drejtë per dicka, sic e thotë raporti i ODIHR, këta patronazhistë do i gjejë belaja. DHE me paratë e tërmetit, apo shpërdorimi i lekëve të pandemisë, me gjitha këto prapë nuk ja dole vecse zgjate dhe ca gripa të tjerë jetën e kësaj qeverisje që shqiptarët e quajnë lemeri.
Jemi e vetmja forcë politike me program! Do të cojmë ty bashkë me llumin aty ku e ke vendin, së pari jashte sallës, pastaj kur ti rriten kicat SPAKUT.
As ty as kend tjetër që ka vënë interesat personalë mbi shqiptërt nuk ka fund ndryshe.