172
Arbana Osmani, është një ndër moderatoret më të njohura dhe më të dashura të ekranit shqiptar, e cila ka mbledhur edhe një numër të madh ndjekësish në Instagram.
Për të gjithë kuriozët, Arbana ka lindur më 7 maj të vitit 1983 dhe është plot 38-vjeç. Në të njejtën datë ka lindur edhe i dashuri i saj Eduarti, por ai ka lindur plot 6 vite me pas më 7 Maj 1989.
Pra diferenca në moshë e Arbanës me Eduartin është 7 vite më e madhe, një diferencë që për dy të dashuruarit mesa duket nuk ka aspak rëndësi.
Së bashku me Arbanën, ditëlindjen e festojnë në të njëjtën ditë edhe kolegët e saj: gazetari Eraldo Rexho dhe drejtori i ri i Top Channel Sokol Balla. Më 7 maj ka gjithmonë festë në ambientet e Top Channel.