Pas Bashksië së Peqinit, një tjetër Bashki si ajo e Pogradecit ka nxjerrë në shitje aksionet e klubit. Aktualisht, klubi liqenor militon në Kategorinë e Dytë dhe drejtuesit tashmë po presin ofertat për klubin.
Madje është bërë e ditur edhe çmimi. Sipas shtypit të shkruar, plot 5.684 lekë të vjetra kërkon Bashkia e Pogradecit për të shitur klubin. Kushdo që do të blejë përfundimisht 100% aksionet do të ketë të drejta të plota mbi këtë skuadër.
LEXO MË SHUMË:Bashkia nuk ka më financa të mbaj klubin shqiptar, detyrohet të nxjerrë në shitje aksionet për 4 milionë lekë
Siç duket me shumë gjasa Pogradeci mund të jetë sezonin e ardhshëm me presidenti të ri, mbase dhe me emër e logo tjetër. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin ditët në vazhdim se cila do të jetë shifra për të cilën do të privatizohet klubi.
SHKUMBINI
Objekti i shitjes është me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit ‘Shkumbini’ sh.a” thuhet në këtë dokument. Në të njëjtin njoftim detajohet se Bashkia e Peqinit ka nxjerrë në ankand 80 % të aksioneve të këtij klubi.
“Klubi i futbollit ‘Shkumbini’ sh.a është shoqeri e organizuar në formën e shoqërisë aksionere e krijuar në vitin 2011, ku aksionet zotërohen në masën 100% nga Bashkia Peqin. Në mënyrë më të zgjeruar objekti i shitjes përshkruhet në shtojcen 10.