Gazetarja Anila Hoxha ka nxjerrë zbuluar Policinë në lidhje me arrestimin e Alqi Bllakos. Ajo ka radhitur faktet që rrëzojnë versionin e Policisë.
Sipas Hoxhës, Bllako nuk ka qenë në banesë, kur policia ka shkuar për ta arrestuar dhe policia e kthyer duar-bosh heshti dhe u fsheh,
“Fakt
Alqi Bllako nuk u gjet në banesë kur policët me vendim në dorë shkuan për ta arrestuar .
Fakt
Policia u kthye duar bosh, e turpëruar gjatë atyre orëve kur nuk pati kurajo dhe u fsheh siç e bën përherë kur s’ka çfarë thotë. Kur nuk pranon se ka dështuar dhe fshihet si struci.
Fakt
Vendimi per Alqi Bllakon u dha pak para mbarimit të orarit zyrtar.
Fakt
Alqi Bllako u vetë-dorëzua diçka rreth orës 2 të mëngjesit dhe në ato momente ishte i kërkuar. I pagjetur .
Fakt
Njoftimi zyrtar i policisë është një gjysëm i vërtetë ashtu si shumë gjysma të vërteta që referon ngahera ky institucion në ato aksionet propogandistike”, shkruan Hoxha.
Ndër të tjera gazetarja ka edhe një sugjerim për kolegët e saj, të cilët dje kanë raportuar në kushtet e territ informative
“Fakt
Ky status nuk shkruhet për të shpëtuar kolegët që raportuan dje në kushte terri informativ, ndonëse ka prokurorë të medias, gjyqtarë të medias, tre zyra shtypi policie .
Por për të treguar se përse ju kolegë të dashur duhet ti mësoni ata se telefonit të tyre nuk u bihet për gazetari protokollare dhe se nuk bëhet lajm çdo konferencë, drejtori apo parakalim shefi.
Ky status shkruhet për t’u thënë atyre “brravoçuna” , jeni njësha . Aman nxirreni Renean sot se është një prill dhe mund të kryejnë ndonjë kontroll xhepash sa për t’ju zbardhur faqen dhe kësaj radhe”, shkruan më tej Hoxha.