Një yll i YouTube tha se “gjërat e këqija ndodhin” pasi shkatërroi një super veturë në vlerë prej 3.4 milionë dollarëve që i përkiste babait të tij miliarder.
Sipas mediave të huaja, Gage Gillean, 17 vjeç, i riu i njohur i GG Exotics doli nga rruga me Pagani Huayra Roadster në Dallas, Texas të martën.
Dhe imazhet nga skena tregojnë makinën sportive italiane në copa – të “shpërndarë” nëpër rrugë dhe një derë të këputur.
Vetura unike thuhet se është e vetmja në llojin e saj dhe ishte shitur për herë të fundit për më shumë se 3.4 milionë dollarë.
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2020/11/ee1-2-780x439-1.jpg)
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2020/11/ee2-2.jpg)
Gage shpëtoi vetëm me lëndime të lehta dhe më vonë postoi një foto të tij në Instagram.
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2020/11/ee3-2.jpg)
“… Falënderimi i Zotit për një shans të dytë në jetë. Përplasja mund të na kishte lënë me lëndime më të këqija apo edhe vdekje”, shkroi ai.
Burimi: Telegrafi