Shpërfytyrim dhe turp! Dinamo i shënon katër gola, Tirana sheh në horizont Kategorinë e Parë (video)

Skuadra

Skuadra e Tiranës dështon. Asnjë surprizë, madje asnjë rezistencë. Dinamo ka fituar duke dominuar 1-4 sfidën ndaj Tiranës në “Elbasan Arena”, për javën e 27-të Superiores. Një ndeshje që konfirmoi diferencën shumë të thellë që është krijuar tashmë mes skuadrave që luftojnë për titull si ajo e Dinamos dhe bardhebluve të cilët janë kthyer në kandidatë kryesorë për rënien nga kategoria.

Skuadra e Bledi Shkëmbit rezistoi vetëm në pjesën e parë ku nuk krijoi shumë, por as nuk lejoi dinamovitët që të krijonin. Golin e parë në fakt e shënoi Tirana me anë të Jarmouni, i cili tundi rrjetën nga penalltia në minutën e 11. Megjithatë, autogoli i Metës në të 15-tën vendosi baraspeshën.

PJESA E DYTË

Bardheblutë, me frikën e renditjes, tentuan ta fitonin ndeshjen, duke dalë në sulm. Por ky guxim pati koston e shpërbërjes, e goditur fillimisht nga goli i Bregut, supergoli i Lorran në fund, goli i Mandelës. Aty ndeshja praktikisht mbaroi për Tiranën, e cila nuk kishte forcë të reagonte dhe vetëm pësonte aksionet e njëpasnjëshme të bluve.  Me këtë triumf, skuadra e Dinamos shkon në kuotën e 47 pikëve dhe merr vendin e dytë, duke lënë pas Vllazninë me 1 pikë më pak. Në krahun tjetër, Tirana mban vendin e parafundit dhe sheh në horizont rënien nga “Abissnet Superiore”, gjë që do të ishte fatal për fatet e sezonit me 26 pikë, po aq sa Skënderbeu i vendit të fundit.

LEXO ME SHUME:Plasin gjobat! Vllaznia,Tirana dhe Bylis e pësojnë nga tifozët (VENDIMET E KOMISIONIT)

Related posts

Shans i madh për portierin e Tiranës, Bekaj drejt fanellës së titullarit me Kosovën (video)

Europa në horizont, Elbasani nis përforcimet me një emër interesant

Operacioni “Rikthimi”, Flamurtari nis spastrimin pas rënies nga Superiorja

Comments are closed

Add Comment