Skënderbeu “ul shpatën” në Durrës, një 16-vjeçar i jep Teutës fitoren (video)

by KLIKOJE.AL

Teuta ia ka dalë të fitojnë ndeshjen përballë Skënderbeut në “Niko Dovana”. Në sfidën e javës së 4-të të Superiores, durrsakët arritën të triumfonin me rezultatin minimal 1-0.

Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, të cilat kishin rastet e veta. Kjo sfidë u vendos nga goli i Ergis Arifit. 16-vjeçari përfitoi nga pasiguria e mbrojtës korçare dhe dërgoi topin në rrjetë.

Me këtë fitore, Teuta shkon në vendin e 8-të të klasifikimit me 4 pikë, teksa Skënderbeu mbetet në vendin e 4-të me 6 pikë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.