420
Partizani, Laçi, Vllaznia e tani Egnatia. Për Skënderbeun nuk ka kohë për të humbur me një kalendar që nuk i jep paqe. Bardhekuqtë, që të mesme nuk njohin, të vetmit pa asnjë barazim pas një fazë lojë, dolën të mundur 0-2 përballë Vllaznisë, në një ndeshje që tekniku serb Ivan Gvozdenoviç e mendonte ndryshe.
Episod që mund të ndryshonte ndeshjen ishte ai i minutës së 79’ kur Liço kaloi Stojanoviç e u rrëzua, duke kërkuar penallti për kontakt me Juriç. Arbitri e ndëshkon për simulim, ndonëse dyshimi mbetet, por Gvozdenoviç e anashkalon polemikën.
Skënderbeu është aktualisht në vendin e 6 me 12 pikë me 4 fitore e 5 humbje, por humbja e dytë radhazi në kampionat, natyrisht e ka tensionuar ambjentin korçar.