Skënder Gega rikthehet në krye të pankinës së Partizanit, në mënyrë të befasishme. Situata e vështirë me të kuqtë që në 2025 kanë një ritëm për rënie nga kategoria, ka bërë që presidenti Gazment Demi të ndërhyjë menjëherë. Pasi dështoi me trajnerë të huaj, apo edhe me drejtorin Abilaliaj në rolin e trajnerit, atëherë vëmendja u kthye te një nga njerëzit që fituan titullin me Partizanin. Gega tashmë ka 5 ndeshje provë, për të bërë gati skuadrën, në mënyrë që të synojë titullin kampion në Final 4.
Në sezonin 2018-19 Gega udhëhoqi Partizanin drejt titullit kampion, në vitin e parë në pankinë. Ishte një rikthim i të kuqve te titulli pas 26 vjetësh mungesë dhe tani Demi shpreson që trajneri të ketë të njëjtin efekt. Tekniku ka firmosur një kontratë edhe për vitin e ardhshëm, por do të kërkojë titullin që në këtë periudhë, duke qenë se skema e kampionatit ja lejon.
Megjithatë, puna e Abilaliaj ishte deri këtu, pasi tashmë ka mbërritur Skënder Gega që solli titullin në kampin e kuq pas 25 vitesh. Në sezonin kur Partizani fitoi titullin kampion, Jasir Asani ishte titullar absolut i teknikut 61-vjeçar.
Ditën e sotme, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka uruar publikisht ish-trajnerin e tij për detyrën e tij të re. “Paç fat, mbreti është rikthyer”, shkruan Jasir Asani për Skënder Gegën.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Të dy arkitektë të titullit kampion, Jasir Asani i shkruan publikisht Skënder Gegës pas rikthim… […]
Comments are closed