Këngëtari Luiz Ejlli, i cili është edhe fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, shprehu hapur mbështetjen në zgjedhjet vendore për kandidatin e PS-së në Shkodër, Benet Becin.
Por këtë mëngjes, Luizi ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin Edi Rama në podcastin e këtij të fundit.
Luizi tregoi edhe njëherë se si e ndihmoi Beci për të gjetur punë dhe iu përgjigj kritikëve për qëndrimin e tij politik të mbajtur pas daljes nga “Big Brother VIP”.
“Unë isha në punë edhe në kohën e të djathtës, por mbeta pa punë dhe më futi zotëria në fjalë (Benet Beci) dhe i jam shumë mirënjohës. Për ata që thonë “Luiz, u bëre i majtë, i djathtë, i mesëm” me këto nuk merrem, nuk merrem me këtë pjesë. Unë nuk jam bukëshkelës, unë vlerësoj individin, vlerësoj njeriun dhe në këtë rast është Beneti”, u shpreh ai ndër të tjera.