Ndodh në Superiore/ Alarm përpara ndeshjes, përplasje fizike mes dy futbollistëve në stërvitje

by S.M

Vllaznia ka përmbyllur përgatitjet për sfidën ndaj Partizanitt, por dita nuk ka kaluar pa incidente. Në stërvitjen e zhvilluar në Shkodër është regjistruar një episod i tensionuar mes dy lojtarëve titullarë. Melos Bajrami dhe Çarls Bismark janë përfshirë në një përplasje fizike pas një ndërhyrjeje të fortë nga Bajrami, e cila nuk është pritur mirë nga Bismark, sipas raportimit të Top Channel.

Situata ka sjellë tension në skuadër dhe mbetet për t’u parë se çfarë mase do të marrë klubi ndaj dy futbollistëve. Kujtojmë se Bismark është aktualisht i huazuar te kuqeblutë nga Skënderbeu. Ndërkohë, trajneri Edi Martini do të udhëtojë drejt Tiranës me skuadrën e tij, që kryeson renditjen e Abissnet Superiore, me objektivin e qartë: fitoren. Ndeshja mes Vllaznisë dhe Partizanit do të zhvillohet më 4 prill, në orën 17:00, në stadiumin Arena e Demave.

LEXO ME SHUME:Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.