Një 24-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe kanosur punonjësit e Policisë.
Bëhet fjalë për shtetasin R. D., 24 vjeç, banues në Maminas. Sipas bluve, ky shtetas dje, rreth orës 20:00, pas një konflikti familjar, në vendin e quajtur “Liqeni i Karpenit”, ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pushkë, të cilën e dispononte me lejen e organeve kompetente.
Menjëherë në vendngjarje janë afruar shërbimet e Policisë dhe pas thirrjes për dorëzim shtetasi R. D. nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe me armën në dorë i ka kanosur ata.
Në vijim të veprimeve rezultoi se ky shtetas kishte drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.90 mg/l.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak e arrestuan për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në Kamzë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 06.08.2020, në Tapizë, ka kanosur me armë zjarri shtetasin I. V.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Shijak proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim toke”, shtetasit T. M., 39 vjeç, banues në Shijak dhe A. D., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë në Xhafzotaj dhe në fshatin Vlash, Shijak, duke hedhur një sasi inertesh.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit, A. L., 44 vjeç, banues Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Krujë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
A. S., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me 2 mjete të tjera duke shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.