Ngjarje:
23 prill 1910 – Theodore Roosevelt mbajti fjalimin e njohur si Njeriu në Arenë.
23 prill 1932 – U dogj De Adriaan Windmill 153 vite i vjetër në Haarlem, Holandë.
23 prill 1985 – Coca-Cola ndryshon formulën dhe paraqet në treg produktin e ri New Coke. Pritja ishte e pa pritur, negative, dhe brenda tre muajve u rikthye formula e vjetër.
23 prill 1993 – Eritreanët votuar për pavarësi nga Etiopia. Referendumi u vrojtua Bashkimi Evropian.
23 prill 1997 – U realizua masakra në Omaria, Algjeri ku mbetën të vrarë 42 fshatarë.
23 prill 2003 – Në Bejxhin u mbyllën shkollat për dy javë për shkak të virusit SARS.
Festa dhe përvjetore:
Dita botërore e librit dhe të drejtave të autorit
Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.
