Ngjarje:
13 prill 1111 – Henry V kurorëzohet perandor i Perandorisë Romake.
13 prill 1695 – Ndahet nga jeta poeti dhe shkrimtari francez, Jean de La Fontaine, i njohur për fabulat e tij.
13 prill 1909 – Pas shpalljes së Monarkisë II Kushtetuese në Perandorinë Osmane filloi kundër regjimit kryengritja e 31 Marsit. Kryengritja është njohur me këtë emër pasi sipas kalendarit julian ajo ka filluar në datën 31 mars 1325.
13 prill 1933 – Zonjat Sabiha dhe Melek përfunduan Shkollën e Lartë të Inxhinierisë dhe u bënë inxhinieret e para të Turqisë.
13 prill 1949 – U krijua Unioni i Grave Turke me kryetare nderi bashkëshorten e presidentit të atëhershëm të Turqisë, Ismet Inëny (İnönü). Për herë të parë shoqata ishte themeluar në vitin 1924.
13 prill 1987 – filloi Festivali i 7-të i Filmit Shqiptar.
13 prill 1999 – U vendos që Çmimi Ndërkombëtar i Paqes “Ataturku” ti jepet Presidentit të Azerbajxhanit, Hajdar Alijev.
13 prill 2002 – Gjykata Ndërkombëtare në Hagë jep vendimin përfundimtar, që përcaktoi vijën kufitare të gjatë 1,000 kilometra ndërmjet Etiopisë dhe Eritresë, vendim që i dha fund konfliktit ushtarak (1998-2000) ndërmjet këtyre vendeve afrikane.
13 prill 2015 – Shuhet nobelisti i letërsisë Gynter Grass, një nga romancierët, dramaturgët dhe poetët më të rëndësishëm të letërsisë moderne gjermane.