204
Ngjarje:
- 12 mars 1365 – U themelu Universiteti i Vijenës.
- 12 mars 1921 – Në kuvendin e Turqisë (TBMM) u miratua “Himni i Pavarësisë” i Kombit Turk. Poezia (teksti i himnit), e cila shprehte dashurinë e turqve për atdheun dhe flamurin, vullnetin e tyre për liri, kur u lexua në Kuvend krijoji një emocion shumë të madh dhe u pranua me vokacione entuziaste. Në ato vite turqit bënin përpjekjen kombëtare për pavarësi dhe çlirim.
- 12 mars 1930 –Mahatma Gandi, lideri i Indisë dhe Lëvizjes për Pavarësinë e Indisë, filloi “Marshimin e kripës” me qëllim për të kundërshtuar monopolin e qeverisë në prodhimin e kripës. Këtë marshim Gandi e vazhdoi deri në 6 prill dhe u shoqërua nga mijëra indianë.
- 1938 – Austria – anektohet nga Gjermania naziste.
- 1940 – Fundi i luftës në dimër, Bashkimi Sovjetik mposht Finlandën.
- 1971 – Forcat e Armatosura Turke i dërguan qeverisë një memorandum për shkak të krizave politike, grevave dhe protestave të studentëve në vend. Si pasojë e këtij memorandumi dha dorëheqjen Kryeministri Sulejman Demirel (Süleyman Demirel) dhe më 26 mars u krijua Qeveria e Reformave e Kryeministrit Nihat Erim.
- 1985 – Militantët armenë sulmuan me armë Ambasadën e Turqisë në Otava. Ambasadori Xhoshkun Kërxha (Coşkun Kırca) shpëtoi i plagosur nga ky sulm, kurse një polic kanadez humbi jetën.
- 1999 – Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria pranohen në NATO.
- 2003 – Kryeministri i Serbisë, Zoran Xhinxhiç u vra si pasojë e një atentati në Beograd.
Festa dhe përvjetore:
- Burundi, festa e punës
- 1968 – Mauritius, dita e pavarësisë