Nga dita e hënë në Tiranë do të nisin testimet e shpejta për përgjigjet e COVID-19.
Do të kryhen deri në 3000 testime ditore duke përfshirë këtu edhe testin e mëparshëm PCR në disa qendra shëndetësore dhe politeknika të kryeqytetit.
Këto teste janë të njohura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një ndihmë për të shkëputur zinxhirin e infektimeve
Kush do të testohet
Mjeku Rexhep Muja në studion e emisionit Radari Informativ në ABC News, tha se vetëm një kategori pacientësh do të mund t’i nënshtrohen këtij testi.
Personat që kanë simptoma siç është theksuar dhe më herët nga mjekët, duhet të kontaktojnë mjekun e familjes dhe të vetizolohen më pas epidemiologët do të kontaktojnë me pacientin.
Aplikimi i testit të shpejtë do të kryhet vetëm për personat që janë në periudhën e inkubacionit nga 1 deri në 6 ditë dhe kanë simptoma të ngjashme me ato të COVID-19.
Ndërsa për pjesën tjetër të pacientëve do të vijohet me testin PCR.
Momentalisht janë përcaktuar 6 qendra shëndetësore në Tiranë ku mund ta kryeni këtë test përgjigja e të cilit del në vetëm disa minuta.
Si do të veprohet
Për një periudhë 3 mujore mjeku Muja shpjegoi se janë vendosur në dispozicion rreth 100 mijë teste.
Me qytetet e tjera të vendit shpërndarja e tyre do të bëhet gradualisht ndërkohë që ekipet mjekësore do të trajnohen për të kryer këto testime deri më 20 Dhjetor.
Në një deklaratë më herët Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se, testet e shpejta do të vihen në dispozicion edhe për spitalet rajonale dhe politeknikat pas të hënës për rastet e urgjencave të dyshuara.
“Testi i shpejtë i antigenit është vendosur të përfshihet në funksion të qëllimit për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit duke garantuar edhe siguri në sensibilitetin e këtij testimi.” shpjegoi Manastirliu në fjalën e saj për mediat.
Ndarja dhe gjurmimi i këtyre testimeve do të kryhet në mënyrë që të mbulojnë një numër të caktuar të banorëve sipas vatrave të shpërndarjes së virusit.
Burimi: AgroWeb.org