Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Test

  • TEST – Si i përjetoni festat e fundvitit?

    TEST – Si i përjetoni festat e fundvitit?

    Jemi në prag të festave. Shumica e njerëzve e presin me padurim fundin e vitit, por ka dhe nga ata që këto festa i gjejnë të trishtuar, për shkak të ngarkesës së madhe emotive që kemi përjetuar këtë vit. Pandemia ka ndikuar jo pak, pasiguria na ka përfshirë të gjithëve, ama festat e fundvitit duket sikur sjellin pak shpërqendrim si dhe shpresë ndaj kësaj situate. Po ju, si i prisni festat e fundvitit? Bëni testin dhe mos harroni se qëllimi i tij është që të argëtoheni.

    1. Je një nga ata njerëz që për festat e fundvitit:

    a. U dërgon kartolina, letra urimi gjithë të njohurve, edhe atyre që nuk i ke takuar prej shumë kohësh.

    b. E ndjen atmosferën e festave kudo, nëpër rrugë dhe dyqane.

    c. Mezi pret që të hapësh dhuratat!

    d. Mendon: çfarë mërzie! Duhet të takoj gjithë fisin, kur do ishte më mirë të qëndroja shtrirë në divan, para televizorit.

    1. Festat janë:

    a. Një rast për të qëndruar me njerëzit.

    b. Periudha ku merrni shumë dhurata.

    c. Një ngjarje që ndodh çdo vit.

    d. Një stres i paparë.

    1. Kur mungojnë vetëm pak ditë nga festat…

    a. Ke blerë një pjesë të mirë të dhuratave dhe ke dhe shumë pak për të blerë.

    b. Je siguruar me kohë që dhuratat më të mëdha dhe më të shumta janë për ty.

    c. Ka akoma kohë, s’jemi ende në vigjilje të festave!

    d. Të mungon dëshira për të blerë dhurata.

    1. Darka me të afërmit është:

    a. Një festë e madhe dhe e gëzueshme: sa keq që festoj vetëm një herë në vit!

    b. Një traditë.

    c. Një realitet i lodhshëm, por që mbaron me dhuratat e të afërmve.

    d. Një mërzi e pafundme.

    1. Për drekën e Krishtlindjes:

    a. Organizon, krijon… me pak fjalë shfrenon të gjithë fantazinë e kreativitetin.

    b. Zakonisht je ende në kërkim të dhuratave që duhet të blesh.

    c. Zgjedh punën më të lehtë dhe e bën sa më ngadalë, në mënyrë që askush të mos kërkojë ndihmën tënde.

    d. Nisesh për drekë, por nuk nxiton, në mënyrë që t’i gjesh gjërat gati

    1. Në Krishtlindje nuk mund të mungojë:

    a. Pema me dhuratat.

    b. Zbukurimet për festa, pema, dritat…

    c. Ëmbëlsirat e shijshme.

    d. Nuk ka ndonjë rëndësi.

    1. Për ty dhuratat janë:

    a. Pjesa më e bukur e festave.

    b. Një mundësi për të bërë më shumë dhurata se sa për të marrë.

    c. Një sforcim i madh për fantazinë tënde.

    d. Një kosto e lartë financiare.

    1. Festat nuk janë të tilla nëse:

    a. Nuk festoni me të afërmit dhe miqtë, shtruar në një tryezë të gjithë së bashku.

    b. Nuk ka dhurata.

    c. Nuk ka dëborë.

    d. Nuk pushon e fle gjumë deri vonë.

    1. Dhurata më e bukur:

    a. Urimet e një miku që keni kohë pa e dëgjuar apo takuar.

    b. Ajo e një miku, të cilit kam harruar t’i blej një dhuratë.

    c. Diçka shumë teknologjike.

    d. Krevati, pas një ditë të kaluar me aq shumë familjarë!

    1. Kur mbarojnë festat ndihesh:

    a. E lumtur.

    b. Plot energji.

    c. Normale.

    d. E shkatërruar.

    MË SHUMË PËRGJIGJE A | Periudha e fundvitit për ju është një festë e mrekullueshme, rasti ideal për të organizuar mijëra gjëra, për t’u takuar me njerëz që keni kohë pa i parë, për të bërë të gjitha ato “çmenduri” që gjatë vitit janë më të vështira për t’u bërë. Ju kaplon gëzimi e hareja e festës, duke përfshirë edhe të gjithë ata që janë pranë jush.

    MË SHUMË PËRGJIGJE B | Festat për ty janë momenti për të hapur pakot e dhuratave dhe për të festuar. Ju dini të shpërqendroheni mirë nga vështirësitë e jetës dhe festat nuk janë aspak problem për ty. Nëse diçka nuk ju pëlqen, dini ta evitoni dhe për pjesën tjetër jeni të lumtur se mund të argëtoheni.

    MË SHUMË PËRGJIGJE C | Për ty festat nuk janë moment bashkëndarjeje, por brenda jush e dini se mund të jetë një festë e bukur, sidomos nëse limitoni ose evitoni gjërat e paparashikuara që ju japin bezdi. Më pak fjalë, keni gjetur mënyrë për t’u ngushëlluar nga lodhja që çdo vit vjen bashkë me këto festa.

    MË SHUMË PËRGJIGJE D | Festat në përgjithësi, dhe në veçanti Krishtlindjet, nuk janë ëndrra juaj në sirtar. I përjeton si një peshë, diçka nga e cila nuk mund të largohesh dot. Në fakt, bëni mëkat! Por ndoshta, është vetëm një paragjykim i juaji, ose ndoshta keni frikë të argëtoheni shumë.

    Burimi: Revista “Psikologjia”

  • Test personaliteti: Zgjedhja që do bëni do ju tregojë shumë për ju

    Test personaliteti: Zgjedhja që do bëni do ju tregojë shumë për ju

    TEST PERSONALITETI

    A keni menduar ndonjëherë pse njerëzve ju pëlqen të bëjnë quiz-e dhe teste personaliteti? Shkencëtarët besojnë se njerëzit përpiqen t’i japin një kuptim jetës së tyre duke i drejtuar vetes 3 pyetje të rëndësishme: Kush jam? Çfarë mendojnë të tjerët për mua? Çfarë dua të bëhem në jetë? Testet e personalitetit na ndihmojnë ndonjëherë për t’i dhënë përgjigje këtyre 3 pyetjeve kaq jetike. Bright Side na e jep mundësinë përmes këtij testi personaliteti për të mësuar më shumë rreth vetes suaj. Mjafton të zgjidhni se kush është më “budallai” në foton e mësipërme:

    Personi i parë

    Nëse keni zgjedhur personin e parë, kjo do të thotë se ju jeni fatalist. Do të preferonit të hiqnit dorë nga çdo gjë nëse besoni se situata nuk do të ndryshojë në asnjë mënyrë. Ju i pranoni ngjarjet dhe rrethanat ashtu siç janë. Ju kurrë nuk filloni një argument dhe në përgjithësi silleni në mënyrë paqësore, sepse luftimet dhe grindjet vetëm ju mërzisin. Ju keni një zemër të madhe dhe e vlerësoni shumë ndershmërinë. Mos lejoni që të mendoni se gjithçka është e paracaktuar dhe mos harroni se jeni ju që e krijoni fatin tuaj.

    Personi i dytë

    Nëse shkoi me opsionin e dytë, mund të karakterizoheni si një person që shpesh merr vendime të nxituara. Kështu që herën tjetër që merrni një vendim, merrni kohë dhe përpiquni të analizoheni gjendjen e përgjithshme. Jeni pak kokëfortë dhe nuk ndiheni keq për atë që ka ndodhur në të kaluarën. Ju merrni përgjegjësinë e plotë për vendimet tuaja dhe vareni vetëm nga vetja.

    Personi i tretë

    Pra, ju keni zgjedhur personin e tretë. Ju jeni një luftëtar i vërtetë dhe ndonjëherë veproni në mënyrë impulsive. Ju keni një aftësi të madhe për të luftuar deri në fund kur bëhet fjalë për mbrojtjen e pozitës suaj dhe për gjërat në të cilat besoni. Përballja me strategji dhe qasje të reja është vetëm aftësia juaj dhe për këtë gjë njerëzit si ju zakonisht bëhen të shkëlqyer në biznes.

    Personi i katërt

    Nëse keni zgjedhur personin e katërt, kjo do të thotë se jeni një shpirt rebel. Ju jeni një jo-konformist i vërtetë i cili është i gatshëm të sakrifikojë edhe interesat e veta në mënyrë që të bëjë diçka për dikë tjetër. Ju besoni në parimet tuaja dhe mendoni se pikëpamja ose vendimi juaj është gjithmonë më i miri. Mos harroni se shumëllojshmëria e mendimeve shpesh i jep një kuptim më të mirë një situate, prandaj herën tjetër kur të filloni një argument, përpiquni të dëgjoni edhe mendimin e të tjerëve.

    CILIN ZGJODHËT JU?

  • Test psikologjik me 5 pyetje/ Mësoni më shumë për veten

    Test psikologjik me 5 pyetje/ Mësoni më shumë për veten

    Test psikologjik

    1. Mendoje veten në një shkretëtirë, ecën ashtu i lodhur, i rraskapitur, kur papritmas keni para vetes një mur. Çfarë do bëni?

    -do mundoheni ta kërceni murin e të vazhdoni tutje?
    -do shikoni se si ta evitoni anashashkaloni murin?
    -do dorëzoheni, nuk mundeni më!?

    2Po ecni nëpër shkretëtirë dhe para vetes papritmas keni një palë shkallë.

    Prej çfarë materiali ndërtues janë shkallët?

    3. Papritmas e gjeni veten në një dhomë plotësisht të kuqe, me mure 100% të kuqe, e gjitha e kuqe.

    Çfarë ndjesie fitoni në këtë moment?

    4.Papritmas e gjeni veten në një dhomë të gjelbërt 100% të gjelbërt.

    Çfarë ndjesie fitoni?

    5.Jeni vetëm në mal, natë, errësirë, dhe duke ecur mes drunjëve keni ndjesinë se dikush po ju ndjek. Çfarë do bëni?

    -do ndaloni dhe të shikoni se kush është?
    -do ja fusni vrapit pa kthyer kokën pas?

    Përgjigjet:

    1. Mendoje veten në një shkretëtirë, ecën ashtu i lodhur, i rraskapitur, kur papritmas keni para vetes një mur. Çfarë do bëni?

    -krahasohet me përballjen e personit me problemet që ai person has në jetë.
    Pra personi që tenton ta kaloj është tip që i del përball problemeve dhe është luftarak, personat që e evitojnë atë, janë persona që bejnë kompromise në jetë, dhe ata që nuk mund të ecin më, janë persona që dorëzohen në krizën e parë të jetës.

    2Po ecni nëpër shkretëtirë dhe para vetes papritmas keni një palë shkallë.

    -shkallët kanë të bejnë me karakterin e personit në fjalë.
    Sa më material të fortë i mendon shkallët, aq e/i fortë është karakteri.

    3. Papritmas e gjeni veten në një dhomë plotësisht të kuqe, me mure 100% të kuqe, e gjitha e kuqe.

    Çfarë ndjesie fitoni në këtë moment?

    -kjo ka të bëjë me marrëdhënien me seksin qe ka personi që jep përgjigjen.

    4.Papritmas e gjeni veten në një dhomë të gjelbërt 100% të gjelbërt.

    Çfarë ndjesie fitoni?

    -kjo shpjegon marrëdhënien tuaj me fëmijërin, sa më shumë ndjesi qetësie që fiton nga kjo dhomë, aq fëmijëri më të qetë ka përjetuar personi.

    5.Jeni vetëm në mal, natë, errësirë, dhe duke ecur mes drunjëve keni ndjesinë se dikush po ju ndjek. Çfarë do bëni?

    -kjo përgjigje ka të bëjë me marrëdhënien tuaj me vdekjen si mund të përballet personi, sa shumë rrezikon në jetë!

  • Si do të veprohet me testin e shpejtë për COVID-19 në Shqipëri

    Si do të veprohet me testin e shpejtë për COVID-19 në Shqipëri

    Nga dita e hënë në Tiranë do të nisin testimet e shpejta për përgjigjet e COVID-19.

    Do të kryhen deri në 3000 testime ditore duke përfshirë këtu edhe testin e mëparshëm PCR në disa qendra shëndetësore dhe politeknika të kryeqytetit.

    Këto teste janë të njohura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një ndihmë për të shkëputur zinxhirin e infektimeve

    Kush do të testohet

    Mjeku Rexhep Muja në studion e emisionit Radari Informativ në ABC News, tha se vetëm një kategori pacientësh do të mund t’i nënshtrohen këtij testi.

    Personat që kanë simptoma siç është theksuar dhe më herët nga mjekët, duhet të kontaktojnë mjekun e familjes dhe të vetizolohen më pas epidemiologët do të kontaktojnë me pacientin.

    Aplikimi i testit të shpejtë do të kryhet vetëm për personat që janë në periudhën e inkubacionit nga 1 deri në 6 ditë dhe kanë simptoma të ngjashme me ato të COVID-19.

    Ndërsa për pjesën tjetër të pacientëve do të vijohet me testin PCR.

    Momentalisht janë përcaktuar 6 qendra shëndetësore në Tiranë ku mund ta kryeni këtë test përgjigja e të cilit del në vetëm disa minuta.

    Si do të veprohet

    Për një periudhë 3 mujore mjeku Muja shpjegoi se janë vendosur në dispozicion rreth 100 mijë teste.

    Me qytetet e tjera të vendit shpërndarja e tyre do të bëhet gradualisht ndërkohë që ekipet mjekësore do të trajnohen për të kryer këto testime deri më 20 Dhjetor.

    Në një deklaratë më herët Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se, testet e shpejta do të vihen në dispozicion edhe për spitalet rajonale dhe politeknikat pas të hënës për rastet e urgjencave të dyshuara.

    “Testi i shpejtë i antigenit është vendosur të përfshihet në funksion të qëllimit për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit duke garantuar edhe siguri në sensibilitetin e këtij testimi.” shpjegoi Manastirliu në fjalën e saj për mediat.

    Ndarja dhe gjurmimi i këtyre testimeve do të kryhet në mënyrë që të mbulojnë një numër të caktuar të banorëve sipas vatrave të shpërndarjes së virusit.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Test/ Ajo çfarë shihni së pari zbulon anën e fshehtë të karakterit tuaj

    Test/ Ajo çfarë shihni së pari zbulon anën e fshehtë të karakterit tuaj

    Një test i thjeshtë personaliteti që zbulon diçka më shumë për karakterin tuaj dhe mënyrën se si lidheni me të tjerët.

    Në këtë periudhë të vështirë që po përjetojmë, lejojini vetes një relaks të vogël. Siç themi gjithmonë, këto teste nuk kanë asnjë të vërtetë absolute, ato janë lojëra të thjeshta. Për t’u shkëputur nga rutina e përditshme, shikoni imazhin për disa sekonda, cila është gjëja që shihni së pari?

    Detin e pafund

    Ju jeni një person i qetë. Të qenit në lëvizje ju bën të ndjeheni të gjallë. Aventurat dhe emocionet e reja janë pasioni juaj. Ju jeni shumë dinamikë dhe kjo është arsyeja pse nuk mund të qëndroni në të njëjtin vend për shumë kohë, keni nevojë për ndryshime. Ju e doni shumë natyrën, ajo ju jep energji dhe mbush shpirtin tuaj. Ju jeni lloji i personalitetit që, kur përballeni me situata të papritura, dini se cilat strategji duhet të miratoni për t’i zgjidhur ato në një mënyrë pozitive.

    Burri në varkë

    Ju jeni një person optimist, por i shqetësuar. Fryma juaj është krijuese, ndonjëherë duket sikur dëshironi të dini të gjitha misteret e Universit. Ju jeni pozitiv për ndryshimet në jetë dhe nuk dekurajoheni nëse diçka shkon keq. Merrni çdo situatë si një mësim dhe gjeni një anë pozitive. Shumë herë njerëzit përreth jush nuk e shohin optimizmin dhe buzëqeshjen e vazhdueshme në një mënyrë pozitive, por ju ecni në rrugën tuaj dhe i largoni ata që thithin energjinë tuaj.

    Hëna e plotë

    Ju jeni një person empatik dhe i ndjeshëm. Ti di se si të vendosësh veten në vendin e tjetrit dhe je i sinqertë. Shikimi i padrejtësive në botë ju shkakton dhimbje, por duhet të jeni të vetëdijshëm se nuk mund të jeni shpëtuesi i gjithçkaje. Ka gjëra që janë jashtë kontrollit tuaj. Miqtë dhe familja janë shumë të rëndësishme për ju dhe ju nxirrni kthetrat tuaja nëse dikush bën diçka të gabuar për ju. Ju jeni një person me forcë të madhe dhe përballë tradhtisë nuk ndaleni.

    Ylli i madh

    Nga të gjitha imazhet, ky është më pak i dukshëm. Nëse keni zgjedhur atë, ju jeni një person i pasigurt dhe prireni të nënvlerësoni veten. Për këtë arsye, gjithmonë pyesni tjetrin për konfirmim. Ju duhet të mësoni të besoni veten dhe rezultatet tuaja. Ju mund të bëni gjithçka që dëshironi, por hapi i parë duhet të jetë të jeni më të sigurt. Mos hezitoni, ju keni forcën e nevojshme. Ju keni vështirësi t’i besoni të tjerëve, por nuk e kuptoni se njerëzit përreth jush ju besojnë plotësisht, pasi ju shohin si një mik besnik që jep gjithçka./ Revista Psikologjia

  • Test për shikimin. Arrini të lexoni ndonjë fjalë në foto?

    Duken si viza të bardha dhe të zeza, por në fakt ka edhe diçka më shumë.

    Testet me imazhe të fshehura janë një mjet i mrekullueshëm për të kontrolluar aftësitë tuaja vëzhguese.

    Në rastin konkret është e fshehur në fjalë. Testoni vëzhgimin tuaj me këtë test:

    A e dalloni dot fjalën e shkruar në këtë foto? Nëse nuk jeni të qartë, përgjigjen e  saktë e keni në foton e dytë.