Shumë zhurmë për asgjë, Laçi dhe Erzeni nuk dijnë të shënojnë

Laçi dhe Erzeni kanë barazuar pa gola me njëri-tjetrin në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të “Abissnet Superiore”.Të dyja skuadrat e nisën mirë dhe me raste takimin, pasi nevoja për pikë ishte e dukshme, teksa kurbinasit gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 23’ me Myrtën, por VAR-i i prishi festën.

Në pjesën e dytë rastet ishin më të pakta, por gjërat u bënë më të vështira për vendasit, kur në minutën e 59’ ngelën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Da Silvës.

Kështu të dyja skuadrat shkojnë në kuotën e 22 pikëve, Laçi në vendin e gjashtë dhe Erzeni në vendin e tetë, duke vazhduar të jenë në garë për mbijetesë.

Related posts

E FUNDIT/ Partizani lëviz në merkato, firmë me peshë te kryeqytetasit

Eksodi te ekipi i Superiores vazhdon, largohet edhe lideri i skuadrës

Festa mbaron shpejt, klubi i Superiores mbetet pa trajner