David Atanaskoski ka rinovuar kontratën me Partizanin. Mësohet se mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut dhe “demat” zgjatën bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera.
Atanaskoski ishte nga lojtarët, të cilit i përfundonte kontrata pas këtij sezoni. 29-vjeçari i krahut të majtë të mbrojtjes mbajti edhe shiritin e kapitenit, ndërsa Alban Hoxha, Xhuliano Skuka dhe Marçelino Preka mungonin. David Atanaskoski është një nga lojtarët me më tepër eksperiencë te kryeqytetasit. Mbrojtësi regjistron plot 126 paraqitje me “demat”. Kujtojmë se Partizani mbylli një sezon të vështirë. Të kuqtë nuk shkuan më tepër se vendi i pestë, duke mbetur jashtë Final Four dhe pa Europë.