FIFA publikoi kalendarin, janë zyrtarizuar vazot dhe procedurat e shortit për turneun që u mbajt sot, më 13 dhjetor, në Zyrih, duke filluar nga ora 12:00. Kampionati Botëror që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara do të jetë i pari në histori me 48 skuadra, me numrin e vendeve për kombëtaret evropiane që do të rritet nga 13 në 16. Shqipëria, shorti nuk kanë qenë i favorshëm, edhe këtë herë.
SHORTI I GRUPIT K
Shqipëria është shortuar në grupin e hekurt, duke gjetur kundërshtarë në Grupin K një superfuqi si Anglia dhe një rival të përjetshëm si Serbia. Dy njohje të vjetra, me të cilat përplasjet nuk na kanë munguar: nëse ndaj Tre Luanëve njohim vetëm humbje në 6 precedentët, të gjitha në kualifikueset e Botërorit, me Serbinë historia e vetme është ajo e kualifikueseve të Europianit 2016 dhe ngjarjen famëkeqe të Begradit, që shtynë kuqezinjtë drejt arritjes historike për herë të parë në finalet e një turneu madhor.
GAZETA SERBE ALO
“Delegacioni shqiptar nuk u duk i entuziazmuar kur mori vesh se do të shkonte në grupin kualifikues për Botërorin me Serbinë dhe Anglinë. Takimi i fundit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në eliminatore solli më shumë tensione politike sesa u fol për futboll. Dhe në aspektin cilësor, sigurisht që nuk është shumë frymëzuese që shqiptarët të konkurrojnë me ne dhe me anglezët, ndoshta është çështje frike”, shkruan gazeta serbe.