Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

by KLIKOJE.AL

Shqipëria është larg 90 minuta për të shkruar historinë, sigurimin e vendit të 2-të për kualifikueset e “Botërorit 2026”, nëse ia dalin të mposhtin Andorrën në transfertë, kurse Anglia të bëjë “detyrën” kundrejt Serbisë në “Wembley”.

Kjo “panoramë” i jep nuanca historike duelit me Andorrën, edhe pse në “letër” është gjithçka e “sigurtë”. Vetëm pak orë para ndeshjes, bëhet e ditur se trajneri Sylvinho ka vendosur të “përjashtojë” nga lista Klisman Caken dhe Adrion Pajazitin.

Rregullorja e UEFA-s është e qartë, vetëm 23 futbollistë lejohen, ndërsa u ftuan si zakonisht 25. Si Cake dhe Pajaziti do e shikojnë ndeshjen nga tribuna.

Atmosfera te Shqipëria është shumë pozitive dhe i gjithë ekipi dhe stafi është i motivuar për të zhvilluar një ndeshje të mirë.

Sfida ndaj Andorrës është e parafundit në kualifikueset e Botërorit 2026, ndërkohë që më datë 16 nëntor kuqezinjtë do të përballen me Anglinë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës në duelin e fundit të kësaj fushate kualifikuese në Grupin K.

LEXO ME SHUME:Tirana “rrëshqet” në mbrojtje, statistika shqetësuese pas 10 javësh kampionat

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.