Shqipëria e nis me humbje fushatën eleminatore të Kupës së Botës për vitin 2026. Në ndeshjen e parë, kuqezinjtë u mposhtën nga Anglia me rezultatin 2-0. Nuk është se prisnim ndonjë surprizë, por Shqipëria dha pak shkëndija në këtë sfidë. Në minutën e 19’ gabimi i parë rezulton fatal! Asani sheh t’i ikë pas shpinës Ljuis-Skelli i cili nuk gabon para Strakoshës duke i kaluar topin mes këmbëve. 1-0 për Anglinë. Ekipi vendas mund të kishte shënuar të dytin në minutën e 40’. Mrekulli e dyfishtë para portës kuqezi! Një gjuajtje me kokë e Bellingam ndalet nga Strakosha e më pas Gjimshiti ndal gjuajtjen e Kane me portën e boshatisur.
AKTIVIZIMI I ARMANDO BROJËS
Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 63′, Armando Broja hyri në fushën e lojës. Sulmuesi shqiptar dha shkëndija të rëndësishme, duke vendosur disa herë në vështirësi mbrojtjen e Anglisë. 72’ Broja nxjerr Asanin në zonë, por Konsa shpëton portën e tij duke larguar topin para gjuajtjes së sulmuesit. Por në momentin më të mirë të kuqezinjëve, Angli shënoi golin e dytë me Harry Kane. Në minutën e 78’ Harry Kane nuk mbulohet mirë nga Ajeti dhe e shmang atë, gjuajtja e sulmuesit është e pakapshme për Strakoshën. Me këtë rezultat mbyllet ndeshja e parë në kualifikueset e Kupës së Botës.
LEXO ME SHUME:LIVE/ Një debutues ndëshkon Shqipërinë, gabim i Jasir Asanit në vendosje (video)
FORMACIONET ZYRTARE:
ANGLIA (4-2-3-1): Pickford: Lewis-Skelly, Burn, Konsa, Walker: Jones, Rice: Rashford, Bellingham, Foden: Kane. Trajner: Thomas Tuchel.
SHQIPËRIA (4-2-1-3): Strakosha: Aliji, Gjimshiti, Ajeti, Balliu: Ramadani, Asllani: Laçi: Bajrami, Uzuni, Asani. Trajner: Sylvinho.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Anglia shumë e fortë për Shqipërinë, Kane dhe Lewis-Skelly “godasin” me gab… […]
Comments are closed