PD ka publikuar një video ku shfaqet presdenti Ilir Meta fjalët e të cilit i kanë shkëputur nga fragmente të ndryshme gjatë deklaratave të tij politike të mëparshme. Që prej zyrtarizimit të koalicionit mes LSI-së dhe Komisionit të Rithemelimit, sulmet e PD ndaj Metës janë shtuar duke e konsideruar atë pjesë të politikës së vjetër dhe duke u bërë thirrje shqiptarëve që të distancoheshin nga kjo klasë politike.
Postimi i Plotë nga partia Demokratike:
Shqipëria duhet të ndahet nga politika e vjetër që gjithçka e ka në funksion të interesave personale të politikanëve. Sot Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës, e po i përdor demokratët për hallet e tij dhe të ilir Metës.
Demokratët e kanë kuptuar se Sali Berisha dhe Ilir Meta po i përdorin, prandaj çdo ditë demokratët po dinstancohen nga farsa Berisha.
Tashmë jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët është e qartë se nëse zgjedh Berishën e Metën merr Ramën, nëse zgjedh Ramën merr Berishën dhe Metën.