Agjencia Evropiane për Ambientin ka publikuar së fundmi një raport sipas të cilit, banorët e vendeve të Europës lindore kanë më shumë mundësi të humbasin jetën nga ndotja sesa ata që jetojnë në pjesën perëndimore të kontinentit.
Sipas studimit të publikuar një ditë më parë, 27% e vdekjeve në Bosnje Hercegovinë kanë ardhur si pasojë e ndotjes së ajrit, zhurmës dhe efekteve ekstreme të klimës. Krahasuar me mesataren europiane, vdekjet që kanë lidhje me ambientin në Bosnje Hercegovinë janë 14 pikë përqindje më të larta.
E dyta në këtë listë renditet Shqipëria ku vdekjet që lidhen me problemet e ambientit janë në nivelin 23% ndërsa Rumania renditet në vend të tretë me 19%.
Qytetarët europianë që janë më pak të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit dhe rreziqeve të tjera të lidhura me ambientin janë ata që jetojnë në Norvegji dhe Islandë, ky niveli i vdekjeve arrin në 9%.