365
Një konflikt midis dy personave ka përfunduar me plagosjen e tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Remenj të Pogradecit.
Burime nga policia bejnë me dije se të dy këta shtetas janë plagosur me mjete të mprehta (thikë).
Njeri prej tyre është plagosur në kokë dhe tjetri në këmbë.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.