Ndeshja e vlefshme për Nations League midis Serbisë dhe Zvicrës qysh pa filluar të luhet ka ngjallur shumë debat. Ndeshja do të luhet në Leskovac dhe jo në kryeqytetin serb, Beograd.
Zakonisht kombëtarja serbe i luan takimet ndërkombëtare në stadiumin e Crvena Zvezda, skuadra më e titulluar e vendit. Stadiumit të “Yllit të Kuq” i është ngjitur epiteti i famshëm “Maracana”.
Mirëpo kësaj radhe zgjedhja e Federatës serbe ka ngjallur dyshime. Ata kanë vendosur si stadium pritës, stadiumin e qytetit të Leskovac “Dubočica Stadium”.
Ky qytet deri në shekullin e 19-të ka qenë i mbipopulluar nga etniciteti shqiptar , kjo për arsye gjeografike. Qyteti ndodhet shumë pranë kufirit me Kosovën edhe pse nën juridiksionin serb. Popullsia që jetonte aty u shpërngul me dhunë drejt trojeve të tjera kosovare. Kështu qyteti ra nën kontrollin e plotë të serbëve.
Këto detaje historike duket se organizata më e lartë drejtuese e futbollit serb ka dashur t’i shfrytëzojë duke dashur që të shtojë tensionet në radhën e futbollistëve të helvetëve me origjinë shqiptare.
Shumë bukur kupola e lartë drejtuese e futbollit në Serbi mund t’a kishte organizuar takimin në stadiumin e Partizanit të Beogradit ose në stadiumin e skuadrës Çukariçki, stadium që i përmbush standardet e Uefas pasi vjet skuadra serbe lujti aty për kompetionet europiane.
Vendimet tendecioze mund të ndikojnë në rezultatin e njëanshëm të lojës, ndaj Uefa si mbarë vajtëse nuk duhet të kishte lejuar zhvillimin në këtë rajon të Serbisë.