Sekuestrohen 30 kg heroinë në Elbasan/ 3 persona bien në prangat e policisë

by KLIKOJE.AL

Një operacion anti-drogë është finalizuar sot në Elbasan, ku janë sekuestruar 30 kg heroinë.

Burime të “Panoramës” bëjnë se Policia ka arrestuar tre persona, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije.

Mësohet se në operacion është përfshirë Drejtoria e Policisë së Elbasanit nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit.

Droga dyshohet se vinte nga Turqia dhe si destinacion final kishte Greqinë.

Të tjera detaje lidhur me operacionin pritet të zbulohen në orët në vijim.

Burimi: Panorama.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.