Pallati mbretëror i Spanjës ka hapur dyert për 40 liderët botëror për të festuar një darkë historike me rastin e Samitit të NATO-s që zhvillohet deri të enjten në Madrid.
Më shumë se 40 liderë botërorë janë pritur nga Felipe VI dhe gruaja e tij. Monarku priti Joe Biden, presidentin e Shteteve të Bashkuara, në bazën Torrejón de Ardoz dhe Letizia zhvilloi një takim me zonjën e parë, Jill Biden.
Po ashtu Kyriakos dhe Mareva Mitsotaki u pritën së fundmi nga Mbreti Felipe i Spanjës dhe gruaja e tij Mbretëresha Letitia, së bashku me të gjithë liderët e tjerë të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Kryeministër i Shqipërisë Edi Rama së bashku me Linda Ramën u pritën nga monarkët.
Teksa ka publikuar një video nga mbërritja në Pallatin Mbretëror, Rama shkruan në Facebook: “MIRËMËNGJES dhe me këtë moment të hyrjes në pritjen e organizuar mbrëmë nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Letizia, për mirëseardhjen e udhëheqësve të shteteve pjesëmarrëse në Samitin e NATO-s, ju uroj një ditë të mbarë”.