India u bë vendi i tretë në botë me më shumë të infektuar nga koronavirusi i ri. Shkencëtarët e këtij vendi thanë se afati që kishin vendosur, se vaksina do jetë gati në gusht, nuk duket realist. Por sa afër vaksinës jemi?
BBC:
Siç u raportuam më herët, një këshill mjekësor indian, që kishte shpresuar se do kishte një vaksinë në dispozicion për përdorim publik deri në mesin e gushtit, tani e kanë hedhur poshtë si jorealist këtë afat.
Atëherë, ku jemi në kërkimin global për një vaksinë?
Një vaksinë normalisht kërkon disa vite, në mos dekada, për t’u prodhuar, por shkencëtarët në mbarë botën po bëjnë çmos për të përshpejtuar përpjekjet.
Tani për tani janë rreth 120 programe vaksinash në rrugë e sipër. Universiteti i Oksfordit dhe Imperial College London kanë nisur testimet te njerëzit.
Sa i përket afatit se kur mund të jetë gati, disa zyrtarë shëndetësorë kanë shprehur optimizëm se një vaksinë do të jetë në prodhim deri në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit 2021.
Të tjerë thonë se fundi i vitit 2021 është më i mundshëm.
Por të dielën, kreu rregullator i ilaçeve në SHBA hodhi dyshime mbi parashikimin se një vaksinë do jetë gati këtë vit.
Eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në SHBA, tha ndërkohë se siguria dhe efektiviteti i një vaksine kundër Covid-19 do të mësohet nga fillimi i dimrit.