Ruzgis drejt Qarabag? Vora vendos përfundimisht të ardhmen e sulmuesit

by S.M

Ajo pas ndeshjes miqësore që zhvilloi kundër Besës të shtunën e kaluar, dje është nisur drejt qytetit të Ohrit për të zhvilluar një minifazë grumbulluese 13- ditore. Më pas, tri ditë të tjera do t’i kalojnë në Korçë. Vora shkon në këtë fazë përgatitore me 25 futbollistë, pra me dy formacione të plota dhe tri rezerva.

MERKATO – Vora pas ngjitjes historike në Kategorinë Superiore është munduar të ndërtojë një skuadër edhe më cilësore se ajo e Kategorisë së Parë, duke qenë se elita ka një preokupim madhor, atë të mbijetesës. Vorakët kanë afruar 8 futbollistë duke nisur me portierin e dytë Romeo Harizaj, e me radhë vijnë: Serjan Repaj, Henri Zuna, Luis Felipe, Bernard Karrica, Enis Fazlagiç, Adeloye Folahan, Uallas Almeida.

RUZGIS – Vora ka bërë me dije edhe rinovimin e kontratës nga ana e lituanezit të gjermanizuar Manfredas Ruzgis, bomberi që krahasohet me tankun që “shtypi” të gjithë portierët e Kategorisë së Parë, 24 herë rresht, duke u bërë dhe golashënuesi më i mirë në këtë kategori. Rinovimi i tij erdhi me vonesë, pasi pati disa oferta me ekipe të huaja, madje edhe nga ata që luajnë në Champions League, si Qarabag. Ai u paraqit në miqësoren kundër Besës, pasi një ditë më parë ishte kthyer te skuadra vorake.

 

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.