Rubin Kazan nuk i ndahet shqiptarëve, pas Dakut transferon një tjetër për 1.2 milionë euro

Dardan Shabanhaxhaj i bashkohet Mirlind Dakut te Rubin Kazani. Sulmuesi shqiptar është transferuar nga NS Mura te Rubin Kazan për një shifër prej 1.2 milionë euro.

Sulmuesi 22-vjeçar ka lindur në Austri dhe është rritur te skuadra e Sturm Graz, ku edhe ka bërë debutimin në futbollin profesionist.

Ai u transferua te Mura verën e 2022-shit dhe në fazën e parë të sezonit aktual spikati me 7 gola të shënuar në 19 ndeshje, shifra këto që impresionuan edhe rusët e Rubin Kazan, të cilët paguan 1.2 mln euro për kartonin e tij. Shabanhaxhaj ka luajtur me Kosovën U17 dhe Austrinë U21, teksa në një intervistë për SuperSport ka deklaruar se do të mirëpriste një ftesë nga Kombëtarja Shqiptare e futbollit.

Related posts

E FUNDIT/ Partizani lëviz në merkato, firmë me peshë te kryeqytetasit

Eksodi te ekipi i Superiores vazhdon, largohet edhe lideri i skuadrës

Festa mbaron shpejt, klubi i Superiores mbetet pa trajner