“E pashë ekipin të frikësuar, nuk e kuptova”, Bordin pas barazimit me Teutën: Duhet ta kthejmë këtë klub ku e meriton

by KLIKOJE.AL

Roberto Bordin, trajneri i Tiranës, është optimist për ekipin e tij, edhe pse bëri një hap mbrapa në krahasim me derbin ndaj Partizanit, teksa u ndal në barazimin pa gola ndaj Teutës.

“Sot ishte një ndeshje e ndryshme. Jam i lumtur për rezultatin. Sepse në krahasim me Partizanin sot vuajtëm më shumë ndaj një skuadre të organizuar mirë dhe me lojtarë të mirë. U munduam të mbanim mirë në pjesën e parë, ku vuajtëm ndaj Vidal i cili luante mes linjave. Kemi bërë ndonjë rinisje, diçka të mirë, por me shumë gabime në pasime dhe mbështetje. Pastaj në pjesën e dytë u desh të mbulohesha me një mesfushor të kthyer mbrapa, për të kapur lojtarin mes linjave.

Padyshim ishte një kundërshtar i fortë, kishte Vidal mes linjave dhe mesfushorë të tjerë, e pashë ekipin tim të frikësuar dhe nuk e kuptova pse. Kur dilnim me top në këmbë, kemi bërë gabime banale, në pasime të thjeshta. Përkushtimi ishte, se të barazosh ndaj një ekipi kaq të fortë nuk është e thjeshtë. Por pas fitores ndaj Partizanit, kishim bërë një hap para dhe duhej mbajtur ky ritëm.

Fizikisht vuajtëm, edhe pse të mbrosh nuk është e thjeshtë, me raste kemi mbrojtur me vuajtje, por edhe mirë. Përveç Fernandez i cili është anësor i mirëfilltë, tre të tjerët mund të ndryshojnë pozicionet përpara se janë të aftë. Kemi shpenzuar shumë energji në fazën mbrojtëse, kishim vështirësi në rinisjet dhe gabuam keq pasime të thjeshta.

Unë flas për atë që pashë kur erdha, një skuadër në vështirësi. Kur ka ndryshim trajnerësh, ka ndonjë vështirësi. Kemi bërë ndeshje të mira, edhe pse duke humbur si me Dinamon. Me Partizanin mirë, kemi bërë edhe më pak të mira. Por mund të ndodhë. Duhet parë situata aktuale, apo e një muaji më parë. Është e qartë që është klub historik dhe po punojmë që ta kthejmë si një klub historik aty ku e meriton të jetë. Por duhet të bëjmë hapa me radhë dhe të jemi më konkret, të analizojmë situata dhe punojmë për t’u përmirësuar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.