Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Bordin

  • Elbasani nuk fiton prej 8 ndeshjesh, Bordin kërkon kthesën ndaj Bylisit: Lojtarët e dinë…

    Elbasani nuk fiton prej 8 ndeshjesh, Bordin kërkon kthesën ndaj Bylisit: Lojtarët e dinë…

    Elbasani kërkon të bëjë kthesën pas disa rezultateve radhazi negative në Abissnet Superiore. Dhe trajneri Roberto Bordin thekson se kjo kthesë duhet të vijë që në ndeshjen e së mërkurës kundër Bylisit.

    AF Elbasani të mërkurën do të përballet me Bylisin, e trajneri Roberto Bordini është besimplotë se rezultati pozitiv do t’i buzëqeshë skuadrës verdheblu. Trajneri italian i bën një analizë edhe ndeshjeve të fundit ku kanë munguar rezultatet për skuadrën që ai drejton.

    “E dimë shumë mirë që prej kohësh nuk kemi fituar, kjo është evidente dhe nuk mund ta anashkalojmë. Megjithatë duhet të shikojmë përpara dhe të mendojmë të fitojmë me Ballshin. Kjo është kryesore dhe gjëja e parë që duhet të bëjmë. Nuk mendoj që tani për kupat e evropës, sepse kampionati është ende i gjatë. Më e rëndësishmja është të kthehemi në rezultatet pozitive, ashtu siç ishim në fillim të këtij kampionati. Kështu rikthehet edhe besimi në skuadër dhe kjo është më e rëndësishmë.”

    Ndonëse lojrat e mira nuk kanë munguar sërisht mungesa e 3 pikëve është e dukshme, pasi edhe tifozët e verdhebluve kanë mbetur të zhgënjyer me ecurin e skuadrës.

    “Sic kam thënë edhe herët e tjera, ne kemi bërë lojë të mirë. Por duhet të jemi më të saktë para portës, pra nuk kemi shfrytëzuar si duhet rastet për gol. E di që tifozët kanë mbetur të zhgënjyer por kam besim se ata do të vazhdojnë të na mbështesin. Lojtarët e mi e dinë shumë mirë dhe rëndësinë e tifozëve të ekipit dhe vlen tepër raporti që skuadra ka me tifozët”.

  • Roberto Bordin në vështirësi për formacionin, dy lojtarë mungojnë ndaj Tiranës; një është në dyshim (EMRAT)

    Roberto Bordin në vështirësi për formacionin, dy lojtarë mungojnë ndaj Tiranës; një është në dyshim (EMRAT)

    Elbasani do të luajë këtë të diel përballë Tiranës supersfidën e javës së 14-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, nis në orën 17:00. Një sfidë mjaft delikate dhe e vështirë për bardheblutë, të cilëve ua bëjnë akoma më “ferr” dëmtimet. Në repartin e mbrojtjes dhe në atë të mefsushës, Elbasani duhet të bëjë pa dy lojtarë kyç.

    Emiljano Musta mungon për shkak dëmtimi dhe do të lërë shumë boshllëqe në mbrojtje. Ndërsa mesfushori “kyç” i ekipit, Cristian Dros mungon për çështje kartonësh. Në dyshim është edhe Edon Hasani, por asgjë nuk është vendosur.

    Një përballje mjaft delikate edhe për trajnerin Roberto Bordin i cili është para zgjedhjeve të vështira për formacionin titullar.

  • “Mund të humbasësh, por jo në këtë mënyrë”, Bordin i ashpër pas rezultatit 5-0: I kërkoj falje tifozëve, u nervozuam…

    “Mund të humbasësh, por jo në këtë mënyrë”, Bordin i ashpër pas rezultatit 5-0: I kërkoj falje tifozëve, u nervozuam…

    Trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin ka kërkuar falje për humbjen e thellë 5-0 të skuadrës së tij përballë Dinamos në ndeshjen e javës së 12 të Superiores. “Nuk funksionoi asgjë se ishte një skuadër e cila vuajti që në minutën e parë. Duhet t’i kërkojmë të gjithë tifozëve dhe klubit falje, për këtë paraqitje jashtëzakonisht të keqe.

    NDESHJA-E vetmja mënyrë ta kalojmë është të punojë më shumë për ndeshjen tjetër, se është e rëndësishme pas një ndeshje ku nuk u paraqitëm si sot.

    HUMBJA– Ndeshjet mund të humben por duhet pak dinjitet, zemër e karakter më shumë. Pritet ndonjë reagim, nuk mund të bësh një ndeshje 90 minuta nën mëshirën e kundërshtarit, kjo është e papranueshme. I thashë ekipit si në pushim, edhe në fund, që mund të humbet ndeshja, por jo në këtë mënyrë, Mund të humbësh, por si skuadër, jo me gabime individuale, u nervozuam, bëmë faulle e u ndëshkuam me kartonë të panevojshëm, ku mund të ishim të aftë për të mbrojtur edhe humbjen”, tha Bordin për RTSH pas ndeshjes.

  • “Ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe”, trajneri i Elbasanit “qan” penalltinë e humbur nga Musta: Zhvilluam një ndeshje të mirë

    “Ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe”, trajneri i Elbasanit “qan” penalltinë e humbur nga Musta: Zhvilluam një ndeshje të mirë

    Ka përfunduar supersfida mes Tiranës dhe Elbasanit e vlefshme për javën e 5-të të “Abissnet Superiore”. Kjo ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, ka përfunduar 1-1. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin.

    “Kemi humbur në shtëpi një ndeshje në mintuën e 93-të me një penallti. Sot kishim një penallti në favorin tonë në minutën e fundit dhe mund të shkonte ndryshe. Por, ky është futbolli dhe duhet ta pranojmë rezultatin. Kemi bërë një ndeshje të mirë, atmosferë shumë e mirë, ndeshje e mirë e Tiranës.

    E pamë që Tirana e kishte ndryshuar skemën nga ndeshjet e tjera. Kështu që nëse një skuadër është përballë teje me të njëjtin sistem loje, do të thotë që është sistem pasqyrë dhe ishim të përgatitur për këtë. Reaguam shumë mirë kur kishim apo jo topin.

    Tirana ka luajtur 1 ditë para nesh dhe kishte më shumë kohë për t’u përgatitur. Kishim dy ndryshime të detyruara që ndikuan gjithashtu. Edhe ata që u futën bënë mirë, por nuk janë në 100% e tyre dhe sigurisht që nuk e kap ritmin e ndeshjes sikur të jesh nga minuta e parë”, tha Bordin.

  • Pësoi humbjen e parë në stolin e AF Elbasanit, Roberto Bordin i nervozuar: S’mund të shkaktojmë atë penallti, i falëm terren Dinamos

    Pësoi humbjen e parë në stolin e AF Elbasanit, Roberto Bordin i nervozuar: S’mund të shkaktojmë atë penallti, i falëm terren Dinamos

    AF Elbasani humbet në Elbasan Arena përballë Dinamos. Verdheblutë u mposhtën me rezultatin 2-1 teksa penalltia e Bregut në minutën e fundit prishi të gjitha planet. Në përfundim të ndeshjes trajneri Roberto Bordin foli për RTSH Sport.

    “Jam i mërzitur pasi në pjesën e parë i falëm terren kundërshtarit. Pas kartonit të kuq, në vend që të qarkullonim më mirë topin bëmë të kundërtën. Në superioritet numerik duhet të vendoseshim më mirë dhe të shfrytëzonim mundësinë e jot ë pësonim atë penallti. Është një humbje që duhet marrë mësim nga kjo.

    Nëse duhet ta analizojmë ndeshjen, duhet ta bëjmë nga sfida e parë. Nuk u mbrojtëm ndaj Skënderbeut. Ndaj Tetuës bëmë një ndeshje shumë të mirë siç u pa nga rezultati duke krijuar shumë raste. Sot, pjesa e parë ua falëm kundërshtarit, ndërsa në të dytën u futëm më mirë në lojë duke kërkuar të menaxhojmë superioritetin numerik”, tha Bordin.

  • “Kisha shpresë se mund të bënim më shumë”, trajneri i AF Elbasanit flet pas ndeshjes me Skënderbeun: Me rikthimin e disa lojtarëve do të jemi më mirë

    “Kisha shpresë se mund të bënim më shumë”, trajneri i AF Elbasanit flet pas ndeshjes me Skënderbeun: Me rikthimin e disa lojtarëve do të jemi më mirë

    Trajneri Roberto Bordin, debutoi me barazim 1-1 ndaj Skënderbeut në duelin e javës së parë të kampionatit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e RTSH Sport, trajneri i Elbasanit, ndër të tjera u shpreh.
    “Është e vërtetë që besuam, djemtë nuk e humbën asnjëherë besimin tek marrja e rezultatit pozitiv. Kisha shpresa që mund të bënim edhe më shumë. Në pjesën e dytë ndryshuam diçka dhe skuadra reagoi mirë.

    Kemi pësuar gol shpejt, por merita e djemve është që reaguam. Ndryshuam skemën për të reaguar. Ekipet u zgjatën më shumë. Luajtëm me kundërsulme pasi kishim më shumë hapësira. Skënderbeu na vuri në vështirësi. Në pjesën e dytë kemi bërë një ndeshje të mirë.

    Musta është një lojtar anësor, por falë eksperiencës është adoptuar mjaft mirë në treshen e mbrojtjes. I dha eksperiencë prapavijës. Na mungonte Telushi, me Mustën në qendër kemi fituar shumë eksperiencë. Plus edhe Qaqi nuk ishte në kondicionin e duhur fizik. Mungojnë akoma 35 ndeshje për objektivin final! Jemi në fillim të kampionatit. Skuadra është dhe sot e demostroi. Jemi skuadër e sapo ngjitur në Superiore. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Do të vazhdojmë të punojmë. Shpresoj që të na rikthehen lojtarët e dëmtuar dhe pse jo edhe ndonjë afrim në merkato.

    E njihja më përpara futbollin shqiptar, jam përballur kundër Kukësit, kam ndjekur edhe Partizanin e Lerdës. E kisha një ide, është një futboll cilësor. Kemi kohë ende për ta studiuar kampionatin”, u shpreh trajneri Bordin.