22
Bylis ka prezantuar Robert Muriç. Një transferim surprizë për kroatin 30-vjeçar, që luan në krahun e djathtë të sulmit. Muriç ka karrierë të pasur, ndërsa ka luajtur edhe për Kroacinë U-21 apo Ajax. Po ashtu Muriç regjistron paraqitje në Seria A me Peskarën, duke shënuar edhe gol.
Njoftimi i Bylisit:
“FK Bylis mirëpret në familjen tonë lojtarin me numrin “10”, kroatin Robert Muriç, i cili luan edhe si winger.
Muric bëhet pjesë e skuadrës sonë pas një karriere me klube të njohura si: Dinamo Zagreb, Ajax, Pescara, Rijeka, Braga, Konyaspor dhe Slaven Belupo.
Jemi të bindur se ai do të jetë një forcë e shtuar për ekipin tonë, duke nisur nga dueli me Tiranën dhe gjatë gjithë vazhdimit të sezonit.
FK Bylis i uron mirëseardhjen në familjen tonë”.