Klasi mbi gjithçka! Robert Lewandowski ngushëllon lojtarët e Shqipërisë pas fitores (video)

by KLIKOJE.AL

Nuk ka më emocione në stadiumin “PGE Narodowy”, ku Polonia siguroi fitoren 2-1 ndaj Shqipërisë në gjysmëfinalen e play-off-it për Kupën e Botës, falë golave të Robert Lewandowski dhe Piotr Zielinski.

Sfida nisi më mirë për kuqezinjtë, të cilët mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0, duke surprizuar vendasit. Por në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Jan Urban reagoi shpejt dhe brenda pak minutash përmbysi gjithçka.Fillimisht ishte Lewandowski që riktheu baraspeshën, ndërsa më pas Zielinski realizoi golin e fitores për polakët, duke vulosur kualifikimin.

Megjithatë, përtej rezultatit, ajo që mori vëmendje të madhe ishte sjellja e kapitenit polak pas vërshëllimës finale. Robert Lewandowski tregoi klasin e një lideri të vërtetë, duke iu afruar lojtarëve shqiptarë për t’i ngushëlluar pas humbjes, përpara se të festonte me shokët e skuadrës. Një gjest i thjeshtë, por që tregon respekt dhe sportivitet në një ndeshje me shumë tension.

LEXO ME SHUME:Ëndrra shuhet në Varshavë! Shqipëria përmbyset nga Polonia, vendosin Lewandowski dhe Zielinski (video)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.