Kur dukej sikur historia përfundoi me një fund të lumtur, sipas një varianti përrallash, një zhvillim i ri trondit sërish jetën e çiftit të njohur, futbollistit të PSG-së, Mauro Icardi e gruas agjente, Wanda Nara. Tërmetin e radhës e konfirmoi Wanda, në një prononcim për gazetaren argjentinase, Yanina Latorre, mikeshën e saj.
“Jam vetëm, dua të jem mirë, të vazhdoj të punoj dhe nuk po më intereson gjë tjetër.”
Motivi? Një video “hot” në telefonin celular të futbollistit e jo vetëm. Që diçka nuk shkonte, kjo u dallua menjëherë.
Pas fotove familjare e fjalëve të ngrohta mes çiftit, papritur ajo u kthye vetëm në Milano, ndërsa ai u zhduk nga rrjetet sociale. Kjo bëri që të apasionuarit pas thashethemeve, të ngrejnë antenat. Krizë e re? Duket se po.
Tashmë, del që Nara ka gjetur një video me pullë të kuqe që modelja argjentinase, e njohur si China, i ka dërguar Mauros së saj e të tjerë lojtarëve të Kombëtares së Futbollit të Argjentinës. Aty praktikonte autoerotizmin.
Duket se Icardi mbylli llogarinë në Instagram, pasi rivendosi marrëdhëniet me Suarezin, me të cilën komunikon në Telegram. Nara nuk duron dot më, aq më tepër që dolën të tjerë emra, protagoniste të flirtimeve me bashkëshortin e saj. Një prej tyre është Guendalina Rodriguez, modelja që ka akuzuar sulmuesin e PSG-së se edhe ditët e fundit i ka dërguar mesazhe kompromentues. Pastaj, Rocio Guirao Diaz, modele argjentinase, me të cilën 28-vjeçari u afrua në mënyrë të rrezikshme, përpara se të shpërthente skandali me China Suarez.
Tani, faljet publike mund të mos jenë të mjaftueshme për ta bërë Narën të kthejë mendje…