Renato Malota duket se po mendon tërheqjen nga futbolli. Aktualisht mbrojtësit i përfundon kontrata në fund të këtij muaji dhe me shumë gjasa ish-futbollisti i Kukësit nuk pritet të rinovojë me Egnatian. Kapiteni i rrogozhinasve mendon pensionimin dhe në këto kushte në Rrogozhinë kanë nisur punën për të mbajtur lojtarin në klub. Drjetuesit kanë menduar t’i japin atij një rol të ri në skuadër.
Saktësisht Malota mund të marrë rolin e drejtorit dhe të vihet në krah të Zenelajt. Një detyrë e re për kapitenin, i cili pritet të marrë mbi supe edhe ndërtimin e skuadrës gjatë kësaj merkatoje. Gjithsesi ende 35-vjeçari nuk ka marrë vendimin përfundimtar për karrierën e tij, por sido që të jetë ajo, duket se e ardhmja pritet të vazhdojë te kampionët. Nuk ishte nëj sezon i mbarë për mbrojtësin i cili prej muajsh ka qenë i detyruar të jetë jashtë fushave për shkak të problemeve fizike. 12 ndeshje si titullar dhe 5 si zëvendësues, me 1050 minuta të zhvilluara në Superiore.
TITULLI NDAJ VLLAZNISË
Egnatia triumfon në ndeshjen titull, atë që vendoste kampionin e sezonit 2004-25, duke shkatërruar 4-0 Vllazninë, në Arenën kombëtare. Dy herë Lushkja, Melo e Ujka vendosën ndeshjen e dominuar krejtësisht nga rrogozhinasit. Titulli I dytë radhazi dhe I dyti në histori për skuadrën e Tetovës. Egnatia e kishte mbyllur sezonin e rregull në vendin e parë, duke lënë pas pikërisht Vllazninë.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Dëmtimet mbeten ankth, futbollisti i Egnatias mendon tërheqjen nga futbolli […]
Comments are closed