Klubi spanjoll, Real Madridi mbetet ende i sponsorizuar nga një kompani ruse edhe në mes të luftës së vazhdueshme në Ukrainë.
Rusia po vazhdon tentativën e pushtimit të Ukrainës, duke nisur sulme brutale dhe të paprovokuara në shumë pjesë të vendit dhe lufta është dënuar nga qeveritë, vendet, Bashkimi Evropian dhe madje edhe FIFA dhe UEFA.
Sanksione të mëdha financiare janë vendosur ndaj Rusisë në një përpjekje për të ndëshkuar dhe ngadalësuar përpjekjet e saj ndërsa ata përparojnë në kryeqytetin ukrainas të Kievit.
Ehe bota e sportit po bën gjithashtu pjesën e saj, me skuadrat ruse të përjashtuara nga garat e UEFA-s, ndërsa FIFA e ka përjashtuar Rusinë nga kualifikueset e Kupës së Botës.
Ne kemi parë gjithashtu UEFA-n të heqë dorë nga sponsori i saj i madh rus Gazprom, dhe Schalke gjithashtu ka hequr Gazpromin nga fanella.
Manchester Unitedi ka hequr dorë nga sponsori rus gjithashtu, por Real Madridi ende nuk e ka ndjekur shembullin.
Los Blancos mbështeten nga Fonbet, me një ‘marrëveshje afatgjatë’ për të gjitha ‘territoret ruse’. Fonbet ka më shumë se 1000 zyra në Rusi dhe pronësia e tyre është një çështje shumë e errët, me pak përgjigje të qarta.
OCCRP sugjeron se pronësia qëndron diku midis Alexander Burtakov dhe Alexey Khobot, por kompania mbetet kompania më e madhe ruse e basteve deri më sot.
Real Madridi ende nuk e ka hequr veten nga sponsori, siç kanë bërë shumë klube të tjera në të gjithë Evropën, me sponsorin ende të listuar si partner në faqen zyrtare të klubit.
Ndërkohë, Barcelona ka një ish-sponsor me bazë në Rusi, 1xBet, megjithëse është e rëndësishme të theksohet se kompania nuk ka më licencë për të operuar në Rusi.
Tre pronarët e saj të raportuar janë zhvendosur që atëherë në Qipro dhe një nga pronarët e tyre të supozuar, Sergey Karshkov, ka shkruar një letër të hapur në Tëitter duke shpresuar për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës me djalin e tij tani pjesë e ushtrisë ruse.
Ndërkohë, një aksionar r kyç në 1xBet, Eugene Baranov, kritikon hapur qeverinë ruse për ‘depresionin’ e saj në profilin e tij në LinkedIn.