Zefina Hasani ka komentuar nisjen e fushatës elektorale në Shqipëri. Hasani u ndal tek kënga e zgjedhur nga Partia Socialiste, të cilën e cilësoi si një zgjedhje të qëllimshme nga kryeministri edi Rama.
Ajo tha se kënga tallava është bërë për të shkuar te masa dhe për të shkaktuar atë zhurmën e rrjeteve sociale që kërkon fushata.
“Kam përshtypjen që Veliaj dhe Rama e kanë përqasur mirë dhe ju shkon kjo fushata e mediave sociale. Të jetë e thjeshtë dhe me atë muzikën që do qarkullonte si link tek të gjithë. Edhe nëse nuk e dinim që u hap fushata e Tiranës, u bë një link që qarkulloi në Instagram dhe Ëhatsap dhe të gjithë e mësuan. Kjo zhurma që kërkon Instagrami u bë. U nis që me improvizimin e kryeministrit Rama duke e ditur zhurmën që do të bënte muzika tallava.
Rama e ka ditur që do bëhej kjo zhurmë dhe e ka dashur. Di të lexoj mendjen e shqiptarëve. Ai dhe Veliaj e kanë kuptuar që për të bërë zhurmë dhe për të shkuar te masa, për t’u bërë sa më populist duhet t’u japësh atë që njerëzve u pëlqen”, tha Hasani për emisionin “Revieë” në Euronews Albania.