213
Kryeministri socialist Edi Rama ka përkujtuar sot 30 vjetorin e fillimit të eksodit historik të shqiptarëve drejt Europës. “30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë”, shkruan zoti Rama në rrjetet sociale. Më 2 korrik 1990, dhjetra mijë shqiptarë, shpërfillën e diktaturën e dhunshme komuniste dhe hynë në ambasadatt e huaja në Tiranë. Kjo datë shënon dhe fillimin e rënies së regjimit komunist në Shqipëri, i cili u përmbys me zgjedhjet pluraliste të 22 marsit të vitit 1992.