Nga Vllaznia te Partizani? Kandidati për trajner që po fiton terren për stolin

Qatip Osmani

Qatip Osmani kandidat për pankinën e Partizanit. Emri i trajnerit 56 vjeçar nga Maqedonia e Veriut është përmendur së fundmi në ambientin e klubit të kuq, që po punon për gjetjen e pasuesit të Oltijon Kërnajës. Pas eksperiencës te Vllaznia, ku regjistroi rezultate pozitive dhe la përshtypje të mira me punën e tij, Qatip Osmani vijon të jetë një emër i vlerësuar. Ndërsa në karrierën e tij ka drejtuar edhe skuadra të njohura si Shkupi dhe Shkëndija e Tetovës.

Ndërkohë, drejtuesit e Partizanit po shqyrtojnë disa alternativa për stolin, teksa emri i Osmanit mbetet në qarkullim. Klubi po vijon negociatat për trajnerin e ri dhe pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime më konkrete lidhur me pankinën e skuadrës së kuqe.

LEXO ME SHUME:Befasi e madhe te Egnatia, rikthehet lojtari që u largua mes misterit! (FOTO)

Related posts

Dinamo befason të gjithë, dy emra të nxehtë shumë pranë firmës

Çfarë po ndodh? Tifozat Kuqezi braktisin Kombëtaren pak minuta para ndeshjes (POSTIMI)

Befasi e madhe te Egnatia, rikthehet lojtari që u largua mes misterit! (FOTO)