Befasi e madhe te Egnatia, rikthehet lojtari që u largua mes misterit! (FOTO)

Jurguens Montenegro

Një nga historitë më të çuditshme të merkatos së viteve të fundit mund të ketë një kapitull të ri. Jurguens Montenegro do të jetë sërish futbollist i Egnatias. Sipas raportimeve të mediave në Kosta Rikë, sulmuesi 25-vjeçar ka arritur marrëveshjen me kampionët e Shqipërisë dhe pritet të firmosë një kontratë dyvjeçare, duke u rikthyer në Rrogozhinë pas një largimi që për shumë mbetet ende misterioz.

Sulmuesi nga Kosta Rika iu bashkua rrogozhinasve në janar të vitit 2024, me Egnatian që investoi rreth 70 mijë euro për kartonin e tij dhe e konsideronte si një nga armët kryesore të repartit ofensiv. Megjithatë, aventura e tij në Shqipëri përfundoi në mënyrë misterioze vetëm pas pak muajsh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kevin Jiménez (@kevinjimenezcrc)


Montenegro nuk u rikthye me skuadrën në përgatitjet verore, mbeti jashtë planeve të ekipit dhe më pas u kthye në Kosta Rikë, ndërsa raportimet e kohës flisnin për një mosmarrëveshje kontraktuale mes palëve. As klubi dhe as lojtari nuk dhanë kurrë një shpjegim të plotë publik për atë ndarje.

Tashmë duket se gjithçka i përket së shkuarës. Egnatia ka vendosur t’i besojë sërish sulmuesit nga Kosta Rika, i cili pas aventurës në vendlindje dhe më pas te klubi kostarikan Herediano, është gati të nisë kapitullin e dytë me fanellën e rrogozhinasve.

Related posts

Dinamo befason të gjithë, dy emra të nxehtë shumë pranë firmës

Çfarë po ndodh? Tifozat Kuqezi braktisin Kombëtaren pak minuta para ndeshjes (POSTIMI)

Nga Vllaznia te Partizani? Kandidati për trajner që po fiton terren për stolin

1 comment

Qatip Osmani, kandidati për trajner që po fiton terren te Partizani 06/06/2026 - 17:53
[…] LEXO ME SHUME:Befasi e madhe te Egnatia, rikthehet lojtari që u largua mes misterit! (FOTO) […]

Comments are closed

Add Comment