“Pse nuk e ndaluat këtë marrëzi o vëllezër malazezë?!”/ Media tërbohet kur sheh flamurin e Kosovës mbi atë serb (FOTO)

Fundjavën që lamë pas u zhvillua Kampionati Ballkanik i Karatesë në Malin e Zi. Garuesja e Kosovës, Alma Loki arriti të shkëlqente duke fituar një medalje ari dhe la pas serben, Neda Milosevic dhe turken, Menekse Vardar.

Në ceremoninë tradicionale të ndarjes së medaljeve, flamuri i Kosovës u ngrit mbi të tjerët si zakonisht duke simbolizuar fitimtarin. Kjo ka sjellë ‘tërbimin’ e medieve në Serbi të cilët e konsiderojnë një turp këtë gjest.

“Pse nuk e ndalët këtë turp vëllezër malazez? Flamuri i Serbisë dhe ai i shtetit fallso të Kosovës krah njëri-tjetrit?”- shkruante media anti-shqiptare Srbija Danas

Related posts

E FUNDIT/ E ardhmja e Orges Shehit te Tirana mbetet mister, në prapaskenë dalin rivalët e bardhebluve

Pas dështimit për të arritur Superioren, sulmuesi largohet nga Besa

Lëvizje e bujshme në horizont, lideri i mesfushës mund të largohet nga Vllaznia te rivalët (EMRI)