Protesta e opozitës në parlament/ Ilir Demalia tregon: Berisha është në minorancë, e tregoi dhe 11 shkurti

by KLIKOJE.AL

Analisti Ilir Demaliaj thotë se protesta e sotme, por edhe ajo e 11 shkurtit, tregoi se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka mbështetje popullore.

Në një intervistë për Euronews Albania, Demaliaj u shpreh se shqiptarët janë neveritur nga klasa politike 30-vjeçare. “Edhe vetë protesta sot, edhe protesta e ditës së shtunë tregon se Berisha nuk ka mbështetje.

Jo se njerëzit mbështesin Edi Ramën, por sepse njerëzit janë neveritur nga tërësia e kësaj politike 30-vjeçare që tashmë nuk duhet ndonjë filozof i madh për ta kuptuar, që këta vetëm kanë grabitur, kanë vjedhur dhe kanë forcuar klanet e tyre”, theksoi ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.