105
Te Kukësi duket se ka nisur një epokë e re. Pas shitjes të 100 % të aksioneve nga familja Gjici, verilindorët do të jenë me pronar të rinj, te cilët duket se nuk kërkojnë të humbin kohë, për të vendosur piketat e parë në ndërtimin e skuadrës së këtij sezoni, që me shumë gjasa do të vijë me objektiva madhore. Mësohet se drejtor teknik i klubit verilindor pritet të emërohet ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Renato Arapi.
Këtë post ish-lojtari i Kombëtares e ka mbajtur edhe te Teuta në vitin 2021. Ngelet të mësohet me mjaft kureshtje në ditët në vijim se cilët do të jenë drejtuesit e tjerë të stafit teknik te skuadra verilindore. Vlen të theksohet fakti se këtë sezon Kukësi do të garojë në Kategorinë e Parë.