Premtohen surpriza të shumta në dasmën mes Heidit dhe Romeos, të paktën kështu shkruhen në një postim të bërë në profilin zyrtar të “Big Brother Vip”.
Tashmë faqja zyrtare e BBV në Instagram ka zbuluar këngëtarin që do të marrë pjesë në ceremoninë martesore.
Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, do jetë pikërisht këngëtari Elgit Doda, njëkohësisht miku i ngushtë i Romeos.
“A jeni gati për dasmën mes Heidit dhe Romeos? Për një surprizë fantastike dhe një atmosferë plot hare i ftuar special këngëtari dhe kompozitori, Elgit Doda. Sonte, ora 21:00!”, shkruhet në postimin e bërë në Instagram.
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.
Që prej mbrëmjes së kaluar, Elgiti është parë në studion muzikore së bashku me Donaldin.
“Sot do ta bëjmë natën ditë”, shkruan Donaldi në postimin e tij të bërë mbrëmjen e kaluar.
“S’ka gjumë sot”, shkruan Donaldi në një tjetër postim në “Instastory” ku shfaqet në një studio me Elgitin, e të gjithëve na shkon mendja te kënga që ata kanë përgatitur si surprizë për çiftin.
Me pjesëmarrjen e Elgitit në dasmë, pritshmëritë janë të shumta që ai mund të ketë bërë një dedikim për ciftin Heidi-Romeo.